Rusia kërcënim për Moldavinë, kryeministrja: Trupat ushtarake janë në territorin e Transnistrisë

Foto ilustruese

Moldavia ka shprehur shqetësimin e saj për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

Kryeministrja e vendit, Natalia Gavrilita ka deklaruar se nëse Rusia lëviz më tej në jug drejt Ukrainës, atëherë shqëtesimët rriten.

“Për momentin është një skenar hipotetik, por nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej drejt pjesës juglindore të Ukrainës dhe drejt Odesës, padyshim që do të shqetësoheshim shumë”, tha Gavrilita, duke theksuar se trupat ruse janë tashmë në territorin e Transnistrisë”.

Kryeministrja shtoi se Kishinau po bën gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të siguruar që armiqësitë të mos përshkallëzohen./albeu.com