Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se kapaciteti ushtarak i Ukrainës ishte degraduar seriozisht, duke shtuar se detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë ishin përfunduar, raporton Reuters.
Duke folur me zyrtarët në një takim televiziv, Shoigu paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme nëse NATO-ja furnizonte Ukrainën me avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Shoigu tha se Ukraina nuk ka më një marinë dhe se detyra kryesore e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë tani është “çlirimi” i Donbasit.
In his speech, Shoigu repeated that the first phase of #Russia‘s “special operation” was over, and that Russian forces would now focus on “liberating” the Donbass. pic.twitter.com/UMjDo6rxuJ
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) March 29, 2022