Rusia insiston: Nuk po e pushtojmë Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sapo u është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media.

Ai përsërit linjën e Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën, por më tepër ta “çmilitarizojë” atë.

I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkupton se vendi nuk mund të quhet demokratik, shkruan BBC.

Më pas ai bën pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend. /albeu.com


Shtuar 25.02.2022 11:37