Rusia i vendosi gabimisht sanksione babait të vdekur të Joe Biden

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Rusia mund të ketë vendosur sanksione gabimisht ndaj babait të Joe Biden, pasi nuk specifikoi “junior” në emrin e saktë të presidentit amerikan Joseph Robinet Biden.

Në hakmarrjen për sanksionet e SHBA-së kundër saj, Moska njoftoi sot se kishte përfshirë Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Lloyd Austin, Drejtorin e CIA-s ëilliam Burns, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë zyrtarë të tjerë amerikanë në një listë të personave të ndaluar të hyjnë në Rusi.

“Presidenti Biden është i riu, kështu që ata mund të kenë vendosur sanksione ndaj babait të tij, le të pushojë në paqe,” tha Psaki me shaka. “Askush nga ne nuk po planifikon udhëtime të kohës së lirë në Rusi, askush nga ne nuk ka llogari bankare në të cilat nuk do të ketë akses, kështu që ne do të ecim përpara”, shtoi ajo.

Putin vendosi sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden  dhe sekretarit amerikan të shtetit  Anthony Blinken. Sanksione janë vendosur edhe ndaj  Hillary Clinton, sipas Sputnik, që raporton se lista e sanksioneve përfshin zyrtarë të tjerë amerikanë.

Drejtori i CIA-s, William Burns, është subjekt i sanksioneve, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë,  Jen Psaki dhe djali i Joe Biden, Hunter po ashtu.


Shtuar 15.03.2022 21:55