Rusia është shprehur se presidenti amerikan Joe Biden po rrit tensionet me deklaratat për luftë.
Komentet erdhën pas një reagimi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Moska po kërkon të gjejë një justifikim për të sulmuar Ukrainën.
Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov ka kritikuar presidentin Biden për deklaratat e këtij të fundit se Rusia mund të sulmojë Ukrainën “brenda disa ditëve”, transmeton BBC.
Në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, Peskov tha: “Për fat të keq, tensioni vazhdon të rritet me deklarata të tilla”./albeu.com/