Rusia i ndalon hyrjen 100 kanadezëve, mes tyre dhe aktori i njohur

Rusia ka shpallur ‘non grata’ 100 qytetarë kanadez mes tyre dhe aktorin Jim Carrey, shkrimtaren Margaret Atwood dhe disa gazetarë. Me vendim të qeverisë atyre u ndalohet hyrja në territorin rus. Kjo vjen në përgjigje të sanksioneve të Kanadasë ndaj gazetarëve dhe aktorëve rusë tetorin e kaluar.

“Ky është një vendim i marrë si përgjigje ndaj sanksioneve të zbatuara nga regjimi i kryeministrit Justin Trudeau kundër politikanëve, parlamentarëve, gazetarëve dhe figurave kulturore ruse”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Moskës në një deklaratë.

Kjo vjen pasi Kanadaja njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj disa hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve. Që nga fillimi i ofensivës së Ukrainës më 24 shkurt, Kanadaja sanksionoi më shumë se 1400 individë dhe subjekte në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi.


Shtuar 14.11.2022 19:47