Rusia bombardon rekreatorin kërkimor bërthamor në Kharkiv

Një reaktor kërkimor bërthamor në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga granatimet ruse, sipas autoriteteve të cituara në një media ukrainase.

Kyiv Independent tha se për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në zonë, në verilindje të vendit, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të vlerësojnë dëmet në vend.

Rusia është kritikuar vazhdimisht për shënjestrimin e centraleve bërthamore në Ukrainë, siç është centrali bërthamor Zhaporizhia në juglindje.

Edhe pse e rrezikshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë lëshim të materialit radioaktiv./albeu.com

 


Shtuar 26.03.2022 22:11