Forcat e armatosura të Ukrainës kanë hyrë tashmë në qendër të qytetit Kherson pas tërheqjes së Rusisë nga ky qytet.
Mes raporteve për ushtarë të plagosur rusë që janë braktisur ose kapur robër, bombardimet ukrainase përtej lumit Dnipro, një ushtar rus tha për disa njësi se Rusia i kishte urdhëruar të arratiseshin në çdo mënyrë.
❗️#Kherson right now. pic.twitter.com/e7Elxhxbbp
— NEXTA (@nexta_tv) November 11, 2022
Fotot e postuara në mediat sociale nga Kherson të premten në mëngjes, tregonin këmbësorinë ukrainase duke u përshëndetur nga banorët në lagjen Korabelnyi të qytetit.
Pas tetë muaj luftë, flamuri ukrainas u rishfaq në qendër të Khersonit, rreth një monumenti, ndoshta të ngritur nga disa partizanë që ndodhen në qytet, sipas Nexta TV.