Rusët gjithnjë e më agresivë, vrasin civilin edhe pse ishte me krahët lartë (VIDEO)

Videoja e transmetuar nga media gjermane ZDF është tmerruese dhe tregon ushtarët rusë në Ukrainë që ekzekutojnë gjakftohtësisht një civil që ka ngritur duart lart.

Materiali në fjalë është regjistruar më 7 mars 2022 nga një dron, pranë kryeqytetit ukrainas. Sipas ZDF , dy video të veçanta u shpërndanë nga një burim anonim dhe përmbanin pamjet tronditëse, të marra në autostradën E40, disa kilometra në perëndim të Kievit.

Në veri të autostradës, rusët kishin pushtuar tashmë periferitë e Kievit dhe ata kishin bërë një rrugë të gjatë. Droni regjistroi pozicionin e një force të blinduara ruse disa metra larg një karburanti.