Punimet e rrugës Korçë-Ersekë do të përfundojnë në qershor të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili ka publikuar në Facebook video nga ecuria e punimeve në aksin Korçë-Ersekë.
Rama e cilëson këtë rrugë si një nga veprat më madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmit.
“Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.
Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra./albeu.com/