Rruga Elbasan-Qafë Thanë do të bëhet me katër korsi, distanca do të shkurtohet me 20 kilometra

Rruga Elbasan-Qafë Thanë pritet të zgjerohet. Punime kanë nisur, e për rrejedhojë aksi nacional do të bëhet me katër korsi dhe do të shkurtohet me 20 kilometra.

Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të. Në pjesën më të vështirë atë të kthesave të Murrashit, parashikohet ndërtimi i një tuneli.

“Në segmentin më të vështirë kemi ngritje të relievit me 10 metra. Kalojmë në lartësi ngjitur me Murrashin e Sipërm dhe një tunel diku një kilometër, e pastaj vazhdojmë me dy ura të tjera”, u shpreh për Top Channel, Evis Berberi, drejtor i ARRSH.

Rruga e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë etj. Ndërkohë për të evituar bllokimin e Elbasanit nga trafiku pritet që në muajt e verës të përfundojë projekti për By Pass-in e Elbasanit./albeu.com/