Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe periferinë e tij, situata në burgun e Durrësit vijon të jetë kritike.
Si pasojë e përmbytjeve, lëvizet me gomone siç duket edhe nga këto pamje.
Pamjet që shihni tregojnë shkallën e përmbytjeve në burgun e Durrësit.
Sic shihet edhe nga pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, situata paraqitet e rënduar edhe ditën e sotme.
Kujtojmë se në këtë burg vuajnë dënimin ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj apo dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
