Dhjetë ushtarë janë goditur nga rrufeja ditën e mërkurë në një bazë ushtarake në Xhorxhia të SHBA -së, si pasojë një prej tyre ka humbur jetën dhe 9 të tjerët janë plagosur.
Incidenti ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit (me orën lokale) në Qendrën e Trajnimit Fort Gordon, në periferi të Augusta, rreth 225 kilometra në lindje të Atlantës.
Një zëdhënëse e bazës, Anne Bowman, tha se viktimat po stërviteshin kur u goditën nga rrufeja.
Sipas mediave amerikane, rajoni ka qenë i përfshirë ka kushtet e këqija të motit.
Bowman nuk dha detaje mbi gjendjen e ushtarëve të plagosur.