Rrjeti po zien/ Çfarë ndodhi mes Gavit dhe princeshës së Spanjës në festën e fitores së EURO 2024

Pas kthimit të ekipit fitues të EURO 2024 në Spanjë, mbretëresha spanjolle Letizia, Mbreti Felipe, Infanta Sofia dhe Princesha Leonor, u mblodhën në shtëpinë mbretërore për të festuar fitoren e ekipit kombëtar.

Duke qenë se ngjyra e bluzës së futbollit të skuadrës është e kuqe, e gjithë familja mbretërore dukej mahnitëse me të kuqe.

Mbretëresha Letizia shkëlqeu me një fustan të kuq, ndërsa mbreti Felipe kishte veshur një kostum gri dhe një kravatë të kuqe.

Princesha Sofia dhe Princesha Leonor, ndërkohë, u panë të veshur me bluza të ekipit të futbollit.

 

Siç duket edhe në foto, Princesha Leonor,  shihet duke shtrënguar duart me futbollistin spanjoll Pablo Martín Páez Gavira, i njohur gjithashtu si Gavi, në ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin Zarzuela.

Kaq është dashur dhe rrjeti është ndezur, duke bërë edhe editime të dyshes duke shkëmbyer shikime.


Shtuar 18.07.2024 10:50