Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth masave anti-Covid të cilat mund të merren pas rritjes së rasteve pozitive ditëve të fundit.
Kryeziu nuk ka përjashtuar marrjen e masave, por ka deklaruar se do të shikohet që masat kufizuese të kenë edhe natyrë mbështetëse.
I pyetur nëse do të ketë mbyllje për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus, Kryeziu ka deklaruar se duhet të studiohet situata.
“Ka nevojë për një studim të mirëfilltë të situatës. Ajo i mbetet së pari Ministrisë së Shëndetësisë e së dyti bashkëpunimit që ka me institucioneve këshillëdhënëse e ekspertëve shëndetësorë të propozojnë masat, kjo pastaj vije në Qeveri dhe konsultohet me Kryeministrin dhe me ministrat. Që të sigurohet që secila masë që ka natyrë kufizuese, të ketë edhe natyrë mbështetëse”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal10.
Ditët e fundit në Kosovë është shënuar numër i madh i rasteve pozitive me koronavirus.
Rritja e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, është kërkuar të merren masa të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e situatës me koronavirus.