Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon.
Komentet Basha i ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se rritja e aplikimeve për azil dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.
“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.
Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë,” shkruasn Basha./albeu.com/