Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 205 raste të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 38 persona janë shëruar derisa 897, ndërsa janë ende aktivë në koronavirus.

Ditëve të fundit, në Kosovë ka pasur rritje të përqindjes së të infektuarve.

Në bazë të llogaritjeve, numri i të infektuarve në dy javët e fundit të qershorit është rritur për më shumë se 400%, në krahasim me dy javët e para të të njëjtit muaj.

Gjatë pranverës, shifrat e rasteve pozitive kanë qenë relativisht të ulëta – më 24 maj nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.