Rriten ndjeshëm temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C.

Shtuar 12.03.2021 08:03