Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19, 2 humbje jete dhe 46 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, MSH njofton se në spitale ndodhen 39 pacientë.
Statistika (14 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,252
Testime totale 952,866
Raste pozitive 135,550
Raste të shëruara 130,634
Raste Aktive 2,453
Humbje jete 2,463
/albeu.com/