Rrëzohet kërkesa e zgjatjes së afatit të regjistrimit për emigrantët shqiptarë në zgjedhje nga Komisioni Rregullator

Komisioni Rregullator nuk ka rënë dakord për kërkesën e bërë nga Partia Demokratike, për zgjatjen e afatit në regjistrimet e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ajo është rrëzuar me 3 vota kundër dhe dy vota pro, duke bërë mosdakordësim në shtyrjen e afatit të kërkuar nga opozita.

“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar”, është shprehur Komisioni Rregullator.

Një kërkesë e bërë nga dy anëtarët e propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, ku sugjeruan që afati për regjistrimin e emigrantëve të shtyhej për pesë ditë të tjera.

Deri më tani janë regjistruar mbi 22 mijë emigrantë, ndërsa 42 mijë iu është refuzuar kërkesa, ku Tirana është qarku që kryeson me numërime të regjistruarve teksa ndiqet nga Fieri dhe Elbasani.


Shtuar 4.03.2025 23:30

Tags: