Një helikopter i ushtrisë indiane që transportonte oficerin e lartë ushtarak të Indisë dhe gruan e tij, u rrëzua të mërkurën në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu.
Shefi i Shtabit, Gjenerali Bippin Rawat, ishte në bordin e një helikopteri rus Mi-17V5 që mbante gjithsej 14 persona në rrugën e tyre për në Kolegjin e Personelit të Mbrojtjes, tha një zyrtar i lartë ushtarak për AFP.
Një zyrtar qeveritar tha se 13 persona ishin vrarë dhe se Rawat dhe gruaja e tij ishin në mesin e viktimave.
Rawat, 63 vjeç, u emërua shefi i parë i stafit të Indisë (CDS) nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi në fund të vitit 2019.