Pesë marinsa amerikanë humbën jetën kur avioni i tyre ushtarak Osprey u rrëzua në Kaliforninë Jugore gjatë një misioni stërvitor, tha Korpusi i Marinsave në një deklaratë.
Pesë marinsat ishin në një avion Osprey MV-22B kur ai u rrëzua në veri të kufirit meksikan në Kaliforni të mërkurën.
“Jemi thellësisht të trishtuar për humbjen e marinsave tanë në këtë fatkeqësi tragjike,” tha gjeneralmajori Bradford Gering. “Zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e tyre që përballen me këtë tragjedi.”
Emrat dhe moshat e marinsave nuk u publikuan.
Avioni Osprey, i cili mund të ngrihet dhe të ulet si një helikopter dhe të fluturojë si një avion konvencional me krahë, ishte i dislokuar në Stacionin Ajror të Trupave Detare në Kampin Pendleton rreth 225 km në perëndim të Glamisit ku ndodhi incidenti.
Sarah Marshall, një zëdhënëse e divizionit të këtyre avionëve tha se nuk kishte materiale bërthamore në bord, sipas gazetës Los Angeles Times./VOA