Rreziku i pushtimit rus të Ukrainës është ende prezent, në një kohë që priten diskutime mes presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe atij të Rusisë.
Videokonferenca mes dy liderëve pritet të mbahet të martën.
E gjitha kjo vjen në një kohë kur banorët e rajonit lindor të Donbasit po përgatiten për një vit plot me konflikte, raporton France 24.
Shumicës së njerëzve në këtë zonë nuk u pëlqen të flasin për luftën. “Asnjë koment”, tha një qytetare kur u pyet mbi situatën, ndërsa një tjetër u shpreh se “Përpiqem të mos i shikoj lajmet. Jeta ka qenë mjaft e vështirë për ne tashmë”.
Sipas ushtarëve, ka luftime çdo ditë, pasi forcat e tyre nga Rusia janë më pak se 100 metra nga këtu. Për një toger ukrainas, “a do ta pushtojë Rusia Ukrainën?” nuk është pyetja e duhur.
“Forcat ruse janë tashmë në territorin ukrainas! Çfarë prove më shumë ju duhet se kur ushtria ukrainase merr një rob dhe ai ka dokumente ruse, një pasaportë ruse?”-tha ai.
Por kapiteni Denis thotë se nuk pret një përshkallëzim të madh në luftime. “Ne gjithmonë dëgjojmë se do të ketë një lloj sulmi, ose për një ngritje të forcave ruse… Unë nuk besoj në të. Humbjet nga ana e tyre do të ishin shumë të mëdha”.
Megjithëse tensionet janë rritur në muajt e fundit. Rusia nuk e pranon orientimin pro-perëndimor të Ukrainës dhe Ukraina nuk pranon pushtimin e një pjese të territorit të saj nga forcat e Kremlinit./albeu.com/