Rreziku i dyndjeve afgane, Turqia nis ndërtimin e një muri gjigand në kufirin me Iranin (FOTO LAJM)

Për të ndaluar fluksin e emigrantëve nga Afganistani, Turqia ka nisiur ndërtimin e një muri me përmasa gjigande, me shpresën se do të pengojë sadopak fluksin e emigrantëve.

Bëhet fjalë për një strukturë masive prej betoni që shtrihet në krahinën lindore të Vanit- shtrihet 40 kilometra e gjatë.

Vendimi për ndërtimin e tij vjen fill pas marrjes së kontrollit nga talebanët të pjesës më të madhe të Afganistanit, ku është paralajmëruar se numri i personave që do të lënë vendin do të jetë mjaft i lartë.

Shumë prej tyre janë refugjatë që ikin nga dhuna në Afganistan pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë tërhequr trupat dhe luftëtarët talebanë kapën territorin.

Afganët kanë vite që po kalojnë nga Irani në Turqi, shumë prej tyre rrugës për në Evropë.

Por numri i paraburgimeve këtë muaj ka ngritur shqetësimet për një fluks të ri.

Autoritetet turke kapën një varkë që mbante më shumë se 200 emigrantë afganë në detin Egje duke u nisur për në Evropë, tha roja bregdetare të mërkurën.

Javën e kaluar zyrtarët thanë se kishin ndaluar 1.500 emigrantë të parregullt, shumica prej tyre afganë, pranë kufirit me Iranin në 10 ditët e fundit.

Qeveria e Presidentit Tayyip Erdogan, e cila tashmë po pret 3.7 milionë refugjatë sirianë thotë se dëshiron të shmangë një valë tjetër refugjatësh./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 18:07