Network-ët publikë Wi-Fi, si coffee shops, aeroportet apo hotelet mund të jenë shumë komode, por nuk janë aq të sigurta sa mund të të duken. Edhe nëse password-i yt është shumë i gjatë dhe i koklavitur, ka metoda që të huajt i zbulojnë gjithmonë. Dhe pikërisht për këtë arsye dhe për faktin që shumë Wireless në vendet publike ofrojnë mundësi pa fund për hapjen e adresave dhe llogarive, duhet të tregosh më shumë kujdes ndërsa hap profilet personale. Kujdes duhet të kesh kryesisht me disa pika të cilat jo vetëm mund të të cënojnë privatësinë, por në të njëjtën kohë janë edhe rrezik personal. Një ekspert sigurie, Shaun Murphy, ka ndarë disa këshilla që duhen mbajtur parasysh në raste kur përdor një Wi-Fi publik. Ja çfarë duhet të dish.
Mos kontrollo email-e dhe llogaritë bankare
Mund të gjendesh në një emergjencë që ke nevojë të kontrollosh email-e apo llogari bankare në një qendër publike, por ki parasysh se informacionet financiare janë me rrezik në publik. Email-i yt mund të rihapet pasi hyn një person tjetër në të njëjtin kompjuter dhe të të vjedhë të gjitha informacionet e mundshme.
Shmang shpërndarjet aksidentale
Në shtëpi, mund të ndash file nga më të ndryshmet, por këtë nuk këshillohet ta bësh nga kompjutera të tjerë publikë. Shmangi sa të mundesh shpërndarjet ndërsa je duke punuar në një kompjuter publik, por edhe nëse të duhet me urgjencë, mos harro off “network discovery,” sepse kjo mënyrë do të pengojë të tjerët të hyjnë në llogarinë tënde.
Kontrollo sitet që nuk janë të sigurta
Disa website mund të ndajnë shumë informacione nga njëri network në tjetrin. Informacionin e një kompjuteri mund ta kenë edhe kompjuter të tjerë, që mund të cënojnë vërtet çdo llogari që ke pasur hapur. Sigurohu që sitet që po hap, të mbyllen pasi t’i kesh dhënë komandën, por edhe që ata kompjutër të mos kenë lidhje me network të tjerë.
Shmnag përdorimin e aplikacioneve të ndryshme
Kjo duket alarmuese, por kur je në një Wi-Fi publik, është më mirë të përdorësh browser publikë se sa të fillosh të shkarkosh aplikacione në telefon. Për më tepër, disa aplikacione kërkojnë edhe kodin tënd të sigurisë, kështu që shmang sa të mundësh të dhënat personale në të tilla ambiente.