“Rrezik i madh për paqen në botë”, Estonia shpall Rusinë vend terrorist

Ligjvënësit estonezë dënuan të martën aneksimin e territorit ukrainas nga Moska dhe e shpallën Rusinë një “regjim terrorist”.

Deklarata u miratua me 88 vota pro në legjislaturën 101-vendëshe të vendit. ku dhjetë deputetë munguan ndërsa tre abstenuan.

Në deklaratë thuhet se Parlamenti deklaron Rusinë një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një vend që mbështet terrorizmin. Deklarata vjen pas thirrjeve të përsëritura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Regjimi i Presidentit rus Vladimir Putin, me kërcënimet e tij për sulm bërthamor, e ka kthyer Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Evropë ashtu edhe në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Parlamenti në fqinjin e Estonisë, Letoni, e shpalli Rusinë një “shtetëror sponsor të terrorizmit” në gusht, duke akuzuar Moskën për “gjenocid të synuar kundër popullit ukrainas”.

Por administrata e presidentit amerikan Joe Biden muajin e kaluar tha se nuk do të përdorte terminologjinë, duke e quajtur këtë “rrugë jo më efektive apo më e fortë përpara”.


Shtuar 18.10.2022 16:33