Rrëshqitje masive dherash në aksin Kukës- Shishtavec

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në zonën e Kukësit ka pasur dhe rrëshqitje dherash.

Rrëshqitje masive ka pasur në rrugën Kukës – Shishtavec e ku për pasojë dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara.

Si pasojë e reshjeve të dendura, janë përmbytur rrugë e dyqane duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shtuar 10.07.2021 22:21