Rrebeshet dhe era e fortë, qyteti i Pukës mbetet në “terr”, probleme me energjinë edhe në shumë fshatra

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore.

Shkak janë bërë defektet e vazhdueshme ne rrjet.

Të lidhura

None found

Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur edhe shumë fshatra.

Raportohet se në qytet ende nuk është identifikuar defekti, ndërsa në fshatra shkak për mungesën e energjisë, janë transformatorët, bashkimi i përcjellësve dhe këputjet e linjave.


Shtuar 18.01.2024 20:28