“Ronaldo u soll në mënyrë të turpshme me mua”

Cristiano Ronaldo shquhet për sjelljen e tij positive me kundërshtarët. Këtë gjë e tregoi para pak muajsh gjesti i dhënies së fanellës për sulmuesin Gyasi të Spezia.

Duket ama se edhe ai ka momentet e tija në situata të caktuara, ku mbase vepron edhe në mënyrë të gabuar. Këtë gjë të paktën e pretendon Robin Gosens, një nga lojtarët më të mirë të Atalantas sezonet e fundit.

Ja cfarë thotë ai në autobiografinë e tij, ku flet për një ndeshje përballë Juves:

“ Pas ndeshjes kundër Juves, u përpoqa të realizoj ëndrrën time të fëmijërisë duke i kërkuar fanellën Ronaldos.

Pas përfundimit të ndeshjes ju afrova pa shkuar fare për të festuar me publikun tonë dhe e pyeta nëse mund të kisha fanellën e tij.

Ai mu përgjigj Jo, shumë ftohtë dhe as që më pa. U skuqa e u turpërova. Ja mbatha. U ndjeva shumë i vogël ”- rrëfen i zhgënjyer Gosens.


Shtuar 5.04.2021 04:04