Roma shumë shpejt me trajner të njohur, gati t’i bashkohet dhe Hysaj (FOTO LAJM)

Paulo Fonseka nuk do të jetë më trajneri i Romës në sezonin e ardhshëm, edhe nëse ia del që të fitojë Ligën e Europës dhe të sigurojë praninë në Ligën e Kampioneve nëpërmjet saj. Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi verdhekuq dhe trajneri do të ndajnë rrugët në mbyllje të këtij sezoni, për t’i bërë vend një trajneri të ri.

Pronarët e klubit do të dëshironin që të kishin si teknik të tyre Masimiliano Alegrin, por ky i fundit nuk do të drejtojë në kryeqytet. Kësisoj, sytë janë drejtuar nga Mauricio Sarri, i gatshëm të kthehet në pankinë dhe të tregojë se mund të vazhdojë të fitojë trofe në futbollin e rëndësishëm.

Bashkë me Sarrin, në Romë presin edhe mbrojtësin e përfaqësues shqiptare, Elseid Hysajn. Ai është një prej të besuarve të teknikut dhe në kryeqytetin italian e shohin mbrojtësin si një prioritet edhe për faktin se do të vinte me parametër zero dhe njeh në perfeksion taktikën që përdor Sarri duke qenë shumë efikas nën drejtimin e tij.


Shtuar 19.04.2021 20:55

Tags: , ,