RMV/ Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët e muzikës klasike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, kanë takuar pasditen e sotme artistët e muzikës klasike Merita Rexha Tershana, Klaidi Sahatçi dhe Aristidh Prosi.

Lajmin e bëri të ditur Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se këta artistë do të sjellin virtuozitetin e tyre artistik në edicionin e pestë të festivalit “Skupi Kamerfest” më 30 shtator në skenën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kënaqësi të takoja sot artistët tanë të mirënjohur të muzikës klasike Merita Rexha Tershana, Klaidi Sahatçi dhe Aristidh Prosi që do të sjellin virtuozitetin e tyre artistik në edicionin e pestë të festivalit “Skupi Kamerfest” më 30 Shtator në skenën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut. Ju urova suksese të mëtutjeshme në promovimin e potencialit tonë të madh artistik kombëtar në çdo paraqitje skenike”, shkruan Ali Ahmeti./albeu.com/


Shtuar 28.09.2022 21:21