Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka përkujtuar Revoltën e Qafë Barit.
Basha shkruan se 11 vite pas Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës ringriti krye shpresa për liri kundër padrejtësisë.
Kujtojmë që ditën e sotme “Rithemelimi” po mban zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
“Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajo regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit,” shkruan Basha ndër të tjera
Postimi i plotë: