Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kjo është hera e parë që të dy liderët takohen që kur Sunak mori detyrën si kryeministër i Britanisë.
“Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë. Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale.
“Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, tha Zelensky në një video të postuar në Telegram.
#UK Prime Minister @RishiSunak arrived in #Kyiv today for talks with #Ukraine’s president @ZelenskyyUa:
— Alex Kokcharov (@AlexKokcharov) November 19, 2022
Lajmi është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i Downing Street.
“Kryeministri ndodhet në Ukrainë sot për vizitën e tij të parë në Kiev për të takuar Presidentin Zelenskyy dhe për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”.