Riorganizimi i PS-së, Rama mbledh sot asamblenë në Gjirin e Lalzit

Në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave, ditwn e sotme, kryeministri Edi Rama, mbledh në Gjirin e Lalzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e Partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara, në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në axhendën e punimeve, është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në Parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Procesi i rijetëzimit të Partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Axhenda:

1.Fjala e Kryeministrit Rama.

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienergjizimin e partisë, korigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”.

  1. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.


Shtuar 17.03.2024 08:05