Atl Madrid ka bërë një hap fals në luftën për titull. Skuadra e Simeonës është mposhtur 1-0 në transfertë nga Sevilla me golin e Acuna në minutën e 70′, shkruan Albeu.com.
Një humbje e Atl Madrid ka rihapur garën për titullin teksa Barcelona në rast fitore të hënën ndaj Valladolid do të shkurtonte në vetëm -1 pikë nga kryeqytetasit. Gjithashtu edhe Reali është në lojë teksa Los Blancos mbajnë vendin e 2 me 63 pikë vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Atl Madrid. /albeu.com/