Rezultonte i zhdukur prej 28 gushtit, gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Rodos

Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli, që rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh, është gjetur sot i vdekur.

Lajmin e bënë të ditur mediat greke, të cilat raportojnë se ishte pikërisht një biznesmen 53-vjeçar që merrej me hotele, personi që mendohet se e ka vrarë babain e 3 fëmijëve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.

Mësohet se ka qenë pikërisht 53-veçari ai që ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin dhe se ku ndodhej trupi i shqiptarit.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se e ka vrarë./albeu.com/