Revolta qytetare, avokati shqiptar në Londër: Protesta na tregoi një Shqipëri perëndimore! Qeveria e re duhet të vijë përmes zgjedhjeve të lira

Avokati shqiptar, Kastriot Berberi, i cili jeton prej 29 vitesh në Londër, komentoi revoltën qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një intervistë për News24, ai theksoi se protesta tregoi një Shqipëri perëndimore.

“Në Shqipëri mbizotëron frika, dhe frika është vrarë. Lëvizjet dhe protestat në diasporë janë hap i mrekullueshëm por janë pak. E shoh gotën gjysmë bosh. Prisja që të kishte më shumë. U lumturova jashtë mase për protestën në ditën e parë. Kjo ishte Shqipëria perëndimore që kam pasur ëndërr të shihja prej vitesh. Ne kemi nevojë të mësojmë edhe gjëra të tjera”, theksoi ai.

Të lidhura

None found

Duke komentuar vazhdimësinë e protestës, avokati deklaroi se qeveria e re duhet të vijë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke shtuar se ai është kundër një sistemi anarkie.

“Fillimi dhe vazhdimi është shumë mbarë, një proces shumë demokratik por përfundimi a do të jetë një proces demokratik. Nëse protesta kërkon rrëzim të qeverisë dhe caktim të një qeverie jo demokratike unë distancohem nga kjo. Çdo lëvizje duhet të jetë demokratike e ligjore. Mund të kërkosh dorëheqjen e një kryeministri, por ne kemi mjetet ligjore.

Pra çdo qeveri që do të dalë duhet të vijë nga rezultatet e zgjedhjeve demokratike. Unë jam për proces demokratik, jo për anarki. Potenciali është aty, Shqipëria është plot me intelektualë. Nëse këto përfshihen në jetën politike, por në mënyrë të organizuar, duke u anëtarësuar në parti, atëherë rezultati do të jetë i suksesshëm”, shtoi ai.


Shtuar 26.06.2026 15:21

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet