Reshje të dendura shiu dhe dëbore në veri të vendit, nesër pritet përkeqësim i situatës

Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga reshje të dendura shiu në zonat e ulëta dhe borë në zonat mbi 800 m mbi nivelin e detit. Reshjet po shoqërohen me erëra të forta të cilat në orët në vijim mund të sjellin edhe problematika në furnizimin me energji elektrike në zonat malore.

Si pasojë e reshjeve ka rënie gurësh dhe bllokim tumbinash në akset nacionale, ndërsa në akset turistike Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë ka reshje bore.

Kompanitë kontraktore po punojnë për mbajtjen fuksionale të këtyre dy akseve nacionale dhe rrugëve të tjera. Në Rrugen e Kombit nga Morini deri tek Tuneli i Kalimashit lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme dhe levizja bëhet me praninë e rënies së reshjeve të shiut ndaj duhet kujdes nga përdoruesit e rrugës.

Në një njoftim të fundit kompania e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit ju bën thirrjeve drejtueseve të mjeteve që gjatë udhëtimit të kenë me vete paijsjet dhe gomat pasi nesër pritet që Rruga e Kombit të përfshihet nga reshjet e borës.

Kompania njoftoi se janë marrë të gjitha masat për kriposje, patrullim, mjete borëpastruese dhe për largimin e gurëve e inerteve në segmentet ku mund të ketë rënie të tyre në orët në vijim. Reshjet ndërkohë kanë rritur nivelin e liqenit të Fierzës. Niveli aktualisht është 284.97 m. Prurjet 250 m3/sek. Për momentin tre turbina në punë.


Shtuar 14.12.2023 21:49