Vendi ditën e premte do të ndikohet nga masat ajrore të paqendrueshme. Moti do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat do të dendësohen në orët e pasdites e të mbrëmjes. Reshjet e shiut do të nisin në intensitet të ulët dhe në orët e mbrëmjes me intensitet mesatar në jug të vendit. Reshjet e borës do të përfshijnë zonat malore.
Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -4 deri 5°C në zonat e ulëta 1 deri 14°C në zonat bregdetare 2 deri 15°C
Ju urojmë një ditë të mbarë!