Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel shoferëve të udhëtojnë me kujdes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
ARRSH, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se, gjatë natës ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd, por tashmë janë pastruar.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.
Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.
Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në postimin e ARRSH./albeu.com