RENEA e arrestoi, Seit Manahasa i akuzuar për ekzekutimin e Ramazanit në Elbasan

Ditën e sotme forcat RENEA ka arrestuar Seit Manahasën pasi ka mbajtur peng dhe ka dhunuar një person në ambientet e biznesit të tij.

Por emri i tij është i njohur nga Policia ndërsa numëron disa precedentë penalë.

Së bashku me babain e tij Albert Manahasa, I ndaluari u arrestua pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan.

Por u lanë të lirë, pasi nuk rezultuan të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan në 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.

Pas disa muaj hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuluan se armën e ka hedhur një person i paidentifikuar.

Nga pamjet një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.


Shtuar 22.05.2021 19:56