Rëndohet ngjarja në Fier, gruaja që u masakrua nga bashkëshorti ishte shtatzënë

Demokrat Medinaj, 29 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten 28 vjeç mbrëmjen e djeshme në Fier duke tronditur gjithë opinionin publik.

Irvana Medinaj u vra duke u qëlluar 31 herë me thikë nga njeriu me të cilin kishte krijuar familje, ndërkohë që detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen makabre.

Familjarët e 28 vjeçares kanë bërë me dije se viktima ishte 6 javeshe shtatzëne.

Krimi tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e çiftit të ri dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur, në lagjen “Shef i madh”.

Autori i këtij krimi të rëndë, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.


Shtuar 18.03.2021 09:58