Është rënduar bilanci i viktimave nga tërmeti në Java të Indonezisë. Mediat e huaja raportojnë për të paktën 162 viktima dhe më shumë se 700 të plagosur ndërkohë me qindra ndërtesa janë shembur ose të shpallura të pabanueshme. Vdekjet më të shumta u regjustruan në Cianjur ku pati një rrëshqitje masive dheu duke shembur një ndërtesë të lartë.
c
Guvernatori i Javës tha se janë regjistruar 162 viktima teksa shprehu dhe ngushëllimet për familjarët. Numri më i lartë i të plagosurve u dërgua në spitalin Sayang. Tërmeti është ndjerë fuqishëm në zonën më të madhe të Xhakartës. Shuma qytetarë u evakuuan nga banesat e tyre ndërsa paniku ‘pushtoi’ rrugët e qytetit pasi ngado shihje njerëz duke vrapuar.
Tërmetet ndodhin shpesh në të gjithë vendin, por është e pazakontë që ata të ndjehen në Xhakartë. Vendi me më shumë se 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së tij në “Unazën e Zjarrit”, një hark vullkanesh dhe linjash të çara në pellgun e Paqësorit. Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 460 në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi rreth 6,500 në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor. Një tërmet i fuqishëm në Oqeanin Indian dhe cunami në vitin 2004 vranë rreth 230,000 njerëz në një duzinë vendesh, shumica e tyre në Indonezi.