Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm për studentët.
“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, ka thënë Hoxha.
Të lidhura
None found
Ai gjithashtu është shprehur se ende nuk dihet sesi do të vijojë mësimi në këtë vit të ri akademik, megjithatë, Hoxha nxiti studentët dhe pedagogët të vaksinohen.
Rektori i UT gjithashtu njoftoi se 75% e pedagogëve janë të vaksinuar./albeu.com
