Rekord abortesh, gjinekologu: Burrave u janë prishur “frenat”, rreziku i madh për gratë

Gjinekologu Shkëlqim Balili i ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, për të folur në lidhje me temën mbi abortin, është deklaruar kundër ndërprerjes së një shtatzanie, dhe tha se kjo duhet të bëhet “vetëm nëse rrezikohet jeta e nënës”.

“Një njeri që bën një abort humbet 5 vjet jetë. Në Shqipëri duhet patjetër të mblidhet parlamenti që për ato raste që duhet në mjekësi, aborti duhet të bëhet 10 javë se në 12 javë fëmija merr pamjen e embrionit. Në momentet kur fëmija është i lidhur me nënën ti s’ke të drejtë të vësh pincën e të shkatërrosh një embrion që e ka dhënë Zoti”, tha Balili.

Mjeku ka renditur dhe rreziqet që sjell aborti tek femrat, duke vendosur theksin dhe tek rëndësia që ka edukimi seksual i të dy gjinive në lidhje me një proces kaq të rëndësishëm, siç është sjellja në jetë e një fëmije, apo dhe edukata në lidhje me marrëdhëniet seksuale.

“Unë e kam thënë shpesh me shaka. Pse këta burra i çojnë gratë për shtatzani për të heq abort? Me siguri janë prishur frenat! Atëherë duhet të bashkëpunojnë të dy e mos shkojë gruaja në maternitet pas 4 javësh të fusë veglat se ka ndërlikime.

Aborti e para ka rrezik infeksioni, e dyta janë 12 vidiladatorë hekuri që futen në qafën e mitrës ato e shpërthejnë qafën e mitrës e shkatërrojnë e ato bëhen shkak për aborte të mëvonshme, infeksioni mund të futet te vezoret, aborti shumë i dëmshëm e duhet të bëhet vetëm në ambiente të specializuara dhe në sallë operacioni me reanimacion intensiv.

Çdo grua që ka dëshirë për të mbetur shtatzanë duhet të shkojë patjetër te mjeku një muaj apo 2 muaj para.

Jo sa ndalojnë periodat bën testin e pastaj alarm në familje te doktori, duhet me shku që në fillim te mjeku. Nuk erdhën periodat? Bëj dhe një gjë tjetër. në Shqipëri ëshë krijuar ideja që dhe cikli menstrual me dhimbje është normal, jo absolutisht, cikli duhet të jetë krejtësisht normal që mos pengojë jetën. Gratë sot duhet të dinë të trajtojnë ciklin menstrual e të dinë kur është ovulacioni e të dinë kur ngelen shtatzanë”.


Shtuar 13.03.2023 11:21