Kavaja është një nga bashkitë e pakta që duket se do t’i shkojnë koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje lokale.
Teksa numërimi është drejt fundit, kandidati socialist Redjan Krali ka pranuar humbjen.
Kryebashkiaku aktual i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, teksa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.
Madje disa nga këta të fundit e kanë përcjellë kryebashkiakun socialist mes lotëve.