Reciprociteti për targat, Basha: Qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiçit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, pas vendimit të Albin Kurtit për të ndaluar makinat me targa serbe të hynë në Kosovë në kuadër të rmarrëveshjes së reciprocitetit.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se Kosova është shtet i pavaruar dhe bën mirë që Beogradi ta kuptojë këtë sa më shpejt.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona.

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, shkruan Basha.

Më tej në postim, kreu demokrat shprehet se, qëndrimet e Beogradid për tagrat tregojnë hapur qëllimet e vërteta të Presidentit Alekandër Vuçiç dhe atë se çfarë fshihet pas iniciativës së Novi Sadit.

“Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 21:58