Në një dalje për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama, ka vendosur kamera robotike për të përgjuar natë e ditë protestat paqësore masive që mbahen prej 24 ditësh në kryeqytet.
Ai tha se projekti Smart-City duhej të monitorohej nga bashkisë, siç ndodh në botë.
Të lidhura
None found
“Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe. Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi.
Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City.
Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare. Të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit”, tha Berisha.
