Rekord temperaturash në Francë, 40 viktima gjatë valës së fortë të të nxehtit

Franca ka regjistruar natën më të nxehtë të matur ndonjëherë për periudhën mes 22 dhe 23 qershorit, ndërsa vala ekstreme e të nxehtit ka sjellë të paktën 40 viktima nga mbytjet që prej 18 qershorit, bëri të ditur kryeministri Sebastien Lecornu.

Sipas Meteo-France, kjo ishte nata më e nxehtë e regjistruar në vend që nga nisja e matjeve në vitin 1947.

Të lidhura

None found

Mesatarja e temperaturës në shkallë kombëtare arriti në 21.6°C, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C, të shënuar në vitin 2019.

Kryeministri Lecornu e cilësoi situatën si një “tragjedi të madhe”, duke theksuar se viktimat janë pasojë e drejtpërdrejtë e krizës së të nxehtit.

“Shifra e fundit që na është raportuar, është 40 të vdekur që nga 18 qershori – kryesisht të rinj”, deklaroi ai gjatë mbledhjes emergjente.

“Këto janë viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”, shtoi Lecornu.

Që nga java e kaluar, vala e të nxehtit ka përfshirë Francën, duke sjellë probleme në jetën e përditshme, mbyllje shkollash dhe anulime të linjave të trenave.

Të martën, Lecornu thirri ministrat në një tjetër takim urgjent për të diskutuar menaxhimin e situatës.

Në shumë zona të Francës, qytetarët po hidhen në lumenj dhe kanale për t’u lehtësuar nga temperaturat e larta.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, tha se e kupton përpjekjen e njerëzve për t’u larguar nga i nxehti, por i paralajmëroi ata të mos notojnë në vende të paautorizuara apo të rrezikshme.

Ekspertët e motit shpjegojnë se kjo valë nxehtësie po nxitet nga një fenomen atmosferik i njohur si “Omega block”. Ky formacion, që ngjan me shkronjën greke Omega, krijon në qendër një masë ajri shumë të nxehtë, ndërsa në anët e saj qarkullon ajër më i freskët.

Për pasojë, temperaturat vijojnë të rriten nga dita në ditë. Në Itali, Ministria e Shëndetësisë shpalli nivelin më të lartë të alarmit për 15 qytete, ndërsa autoritetet ndërhynë me masa për të kufizuar punën.

Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar parashikoi që të martën temperaturat në jug të Anglisë të arrijnë deri në 37°C, çka mund të përbëjë një rekord të ri për muajin qershor.

Dhjetëra shkolla njoftuan mbylljen e tyre, pasi godinat e vjetra nuk ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e mësimit me më shumë se 30 nxënës në klasë.

Temperatura të larta po dominojnë edhe rajone të tjera të Evropës, përfshirë Ballkanin.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit në vetëm dy muaj, pas një periudhe jashtëzakonisht të nxehtë gjatë majit.

Shkencëtarët theksojnë se rikthimi i shpeshtë i këtyre fenomeneve është një sinjal i qartë i ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato pritet të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive. /rel


Shtuar 23.06.2026 13:28

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş