Dyshime se u ekzekutua për hetimet, në Ekuador gjendet e pajetë aktivistja polake që po investigonte bizneset e familjes së presidentit

Monika Silva Koniuszek, aktivistja polake e njohur për qëndrimet e saj kundër korrupsionit, është gjetur pa jetë në banesën e saj në Montañita, qytet bregdetar në provincën Santa Elena të Ekuadorit. Rasti ka ngritur dyshime serioze se vdekja e saj mund të ketë ardhur si pasojë e përpjekjeve për ta ndalur nga hetimet mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.

41-vjeçarja, nënë e dy vajzave të vogla, u gjet më 8 qershor e rrëzuar në dysheme me një litar në qafë. Në fillim, autoritetet vendore e konsideruan ngjarjen si vetëvrasje, por autopsia e kryer në Guayaquil ka përcaktuar se ajo humbi jetën nga goditje në kokë dhe strangulim, çka përjashton pistën e vetëvrasjes.

Të lidhura

None found

Avokatja e të drejtave të njeriut, Lita Martínez, është shprehur se “bazuar në raportet forenzike, jemi të sigurt se bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme”, duke kundërshtuar versionin fillestar të dhënë nga zyrtarët.

Sipas kolegëve dhe aktivistëve që e njihnin nga afër, Silva Koniuszek i kishte kushtuar vitet e fundit denoncimit publik të krimeve mjedisore, grabitjes së tokave dhe korrupsionit në Ekuador, shpesh në bashkëpunim me gazetarë vendas. Më herët, ajo ishte shprehur se “nuk duhet të lindësh në Ekuador për ta dashur dhe mbrojtur atë që është e drejtë”.

Miqtë e saj thonë se ajo ishte ndër zërat më të vendosur në betejën kundër korrupsionit. Sipas tyre, kërcënimet me vdekje ndaj saj ishin të vazhdueshme, por ajo nuk reshti së denoncuari abuzimet.

Referuar asaj që kanë bërë të ditur bashkëpunëtorët e saj, aktivistja kishte nisur të hetonte kompaninë Noboa Trading, që është në pronësi të familjes së presidentit të krahut të djathtë të Ekuadorit, Daniel Noboa. Ajo kishte ngritur dyshime për kontrabandë droge dhe korrupsion në zinxhirin e eksporteve të bananeve. Pak para se të vdiste, ajo kishte dorëzuar edhe një dosje me pretendime në ambasadën e SHBA në Quito.

Po ashtu, raportohet se ajo po shqyrtonte edhe rrjete të dyshuara të trafikimit të tokës në provincën Santa Elena, si edhe lidhje të mundshme mes zyrtarëve lokalë dhe organizatave kriminale.

Vdekja e saj ka shkaktuar reagime edhe në Poloni, vendin e saj të origjinës, ku autoritetet kanë kërkuar nga institucionet ekuadoriane një hetim të pavarur dhe transparent. Nga ana tjetër, ambasada polake ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së aktivistëve dhe gazetarëve që denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.


Shtuar 23.06.2026 12:33

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetbetparkcasibomrobinbetjojobet girişPusulabetSetrabetPadisahbetmeritkingUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş